Subscribe

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka thënë se bisedimet e ardhshme me përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës në Berlin, me iniciativën e Gjermanisë dhe Francës, nuk kanë të bëjnë me ndonjë zgjidhje të Kosovës, por që do të jetë temë e takimeve çështja e taksës dhe vazhdimi i dialogut me Prishtinën.

 

Në një prononcim për median serbe Alo, Vuçiç është shprehur se  asnjë zgjidhje nuk është në horizont kur bëhet fjalë për ndonjë marrëveshje të mundshme me Kosovën.

 

“Na presin bisedime të vështira me zyrtarët shqiptarë, nuk do të jetë e lehtë as me Merkel dhe Makron, por kjo nuk ka të bëjë me ndonjë zgjidhje për Kosovën. Aty do të flitet për taksën dhe nëse dialogu do të vazhdojë. Asnjë zgjidhje nuk është në horizont”.

 

Gjithashtu ndër të tjera ai ka konfirmuar se së shpejti në Kuvendi i Serbisë do të diskutohet për Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *