E hënë, 16 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Vuçiç: Askush nuk na ka ofruar korrigjim kufijsh apo ndarje të Kosovës

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është shprehur se vendi i tij ia ka dalë që ta kthejë çështjen e Kosovës tek dyert e mëdha kur kjo çështje për shumë ka qenë pothuajse e përfunduar.

 

Ndër të tjera në një prononcim për mediat vendase kreu shtet ka thënë ideja amerikane dhe cila ajo evropiane për Kosovën, dhe se nuk është i lumtur me to.

 

Reklamë

“Nuk jam i lumtur me rezultatin siç e shohin amerikanët, nuk do ta komentoja atë. Por, ia kemi dalë ta kthejmë Kosovën tek dyert e mëdha, kur kjo çështje për shumëkënd ka qenë e përfunduar. Njerëzit më lehtë e kanë të thënë ‘jemi kundër ndarjes apo demarkacionit’, por kush na ka ofruar këtë neve? Askush asnjëherë nuk na ka ofruar demarkacion, fatkeqësisht, sepse për ta Kosova është e tërë, e pavarur dhe pikë”.

 

Gjithashtu në këtë dalje ai la komentuar edhe liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, ku është shprehur se deklaratat e tij, se do të zgjidh problemin më të madh të Kosovës, praninë e Serbisë në veri,  e konsideron si kërcënim të hapur.

 

“Nuk dua të përgjigjem me fjalor ofendues. Mundem vetëm të them se nuk do t’i kërcënojnë serbët”.

 

Gjithashtu ai ka folur për helmimin e dyshuar të zyrtarëve të KQZ-së me zarfet me votat e ardhura nga Serbia, ai tha se s’ka asgjë të vërtetë aty.

 

“Njëra është që Lista Serbe ka marrë numër aq të madh të votave në Kosovë, kjo ka vepruar në mënyrë shumë infektuese tek ta. Ndërsa infeksioni i dytë ka të bëjë me llogaritjet e tyre nëse do ta fusin edhe partinë e Pacollit”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë