Subscribe

Në këtë periudhë kohe, personat që vuajnë nga bajamet janë të shumtë. Të rritur e fëmijë, shfaqim probleme të ndryshme në stinën e dimrit, kur edhe temperaturat janë më të ulta.

 

Por jo gjithmonë kur vuajmë nga bajamet, duhet të shkojmë tek mjeku. Kurat natyrale, të cilat i kemi të gjithë në shtëpi, kanë rezultuar efikase.

 

Irfan Gjeci, mjek popullor i ftuar në emisionin 7pa5 në Vizion Plus ka deklaruar se propolisi i bletës është një kurë natyrale shumë e mirë, që zakonisht e përdorin njerëzit më të rritur.

 

Po ashtu, mjeku tha se soda e bukës përzjerë me kripë dhe ujë të ngrohtë, bëhet gargarë, është një tjetër mënyrë efikase për këtë problem.

 

“Pasi i kuptojmë ne i fillojmë një trajtim. Për njerëzit e rritur pinë çaj dhe propolis blete

 

Fëmijët duan kujdes më të madh se janë më të ekspozuar nga virusi në shkolla. Por nuk përjashtohet edhe mundësia e temperaturave të ulta. Marrja e propolis është shumë e mirë.

 

Duhet të marrim edhe sodën e bukës e cila mund të bëhet gargarë, një lugë çaji në një gotë uji pak të ngrohtë e ti shtohet e pak kripë.

 

Po ashtu edhe një napë, ta lagim me ujë ose lëng limoni hedhin sodë buke dhe me gisht pastrojnë bajamet.

 

Trajtimet e tjera mund të jenë shoqëruese nëse është në një gjendje më të keqe.

 

Komplikacionet janë temoperatura të larta, këputje të kyçeve, ethe. Ka dhe njerëz që rrinë vetëm të përgjumur. Ato japin edhe probleme tek veshkat. Edhe mjalti është shumë i rëndësishëm”, tha mjeku.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *