E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

“Vuaj nga diabeti, jam alergjik”/ Ish-kryebashkiaku Tushe kërkon lirinë në Apel

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe, i cili u arrestua për “shpërdorim detyre” nga ana e SPAK, kërkon lirimin nga qelia.

 

Me argumentin se është sëmurë dhe nuk është person me rrezikshmëri të lartë, avokatët mbrojtës të ish-kryebashkiakut, kanë depozituar në Gjykatën e Posaçme të Apelit një kërkesë ku kërkojnë heqjen e masës “arrest me burg”.

 

Reklamë

Në shkresën e depozituar pranë Gjykatës, thuhet se Tushe vuan prej vitesh nga sëmundje kardiake, diabet, gur në tëmth me kriza të vazhdueshme akute, nga mushkria, si dhe është alergjik ndaj disa sëmundjeve.

 

Por, krahas këtij pretendimi, pala mbrojtëse thotë se ish-kryebashkiaku pranon të paguaj dhe një sasi parash të vendosura nga gjykata për të mos qëndruar më në qeli.

 

Ish-numri një i qytetit të Lushnjes, Fatos Tushe u arrestua së bashku me 10 persona të tjerë, pasi favorizuan biznesmenin Ibrahim Lami për të marrë përmes dokumentave fiktive tenderin prej 24 milion lekësh për rehabilitimin e kanaliti ujitës të fshatit Bitaj.

 

Seanca e radhës ndaj ish-kryebashkiakut dhe zyrtarëve të tjerë të bashkisë do të zhvillohet në datën 28 korrik.

Më shumë video

Reklamë