Vetëm 3 javë pas vrasjes së Xhorxh Flloid, 27 vjecari afro amerikan Rejshard Bruks u qëllua nga policia në Atalanta. Sipas autoriteteve, babai i katër fëmijëve kishte bllokuar rrugën në një parking restoranti pasi ishte duke fjetur në makinë. Pas ankesave nga klientët, policia ka tentuar ta arrestojë.

Parkingu dhe restoranti ku ndodhi ngjarja,  më vonë është djegur plotësisht nga protestuesit antiracistë.

Oficeri Garret Rolf është pushuar nga puna ndërsa shefja e policisë së Atalantas, dha dorëheqjen.

Vdekja e Rejshard Bruks ka nxitur një valë më të ashpër mbi padrejtësinë racore, që duket se po qetësoheshin pas trazirave të përhapura për vdekjen e Xhorxh Flloid në Minneapolis.

Protestat kundër pabarazisë dhe dhunës së ushtruar nga policia, kanë vijuar edhe në Londër. Qindra aktivistë të së djathtës ekstreme u mblodhën për të demonstruar në Sheshin Qendror para parlamentit, megjithë kufizimet e rrepta dhe paralajmërimet për të qëndruar në shtëpi per shkak te rrezikut nga koronavirusi. Aktivistët u përplasën dhunshëm me demonstruesit e lëvizjes “Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi.”

Dhjetra persona janë arrestuar ndërsa autoritetet kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Protestat ishin të dhunshme edhe në Francë. Revolta e njerëzve me nfjyrë vijon perej javësh tashmë jo vetëm në shba por edhe në kryeqytetet më të mëdha Europiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *