E martë, 29 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vritet me thikë 17-vjeçari shqiptar në Itali, arrestohen dy autorët e mitur

Një 17-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë mbrëmjen e djeshme në Itali. Mediet fqinje bëjnë me dije se dy persona janë arrestuar.

Trupi i pajetë i të miturit u gjet në parkun Baden Powell në qendër të Peskarës.

Reklamë

Autorët janë gjithashtu të mitur, njëri prej tyre djali i një polici, ndërsa tjetri djali i një avokati të njohur

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, ata kanë shkuar për të notuar në det.

Rindërtimi

Goditja me thikë duket se ka ardhur pas një debati, por arsyet nuk janë ende të qarta. Duket se shkak ka qenë një borxh, por ende nuk është e qartë nëse lidhej me tregtimin e drogës.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme dhe kufoma është gjetur në orët e vona të mbrëmjes./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë