E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Thahet rezervuari në Lushnjë, ngordhje masive e peshqve, bashkia ka vendosur zbrazjen për të bërë rikonstruksionin

Rezervuari i Kasharajt në Lushnjë po përballet me një situatë të pazakontë.  Për shkak se Bashkia e lushnjes do të nise investimin për rikonstruksuinin e portes dalëse te ka zbrazur ujin për të nderhyre.

Por me rënien e ndjeshme të nivelit të ujit, sipërfaqja e rezervuarit është mbuluar nga peshqit, ndërsa një pjesë e madhe e tyre po ngordhin për shkak të mungesës së ujit.

Reklamë

Banorët e zonës, mes baltës, po përpiqen të kapin sa më shumë peshq që te mund ti shpëtojnë.

“Po u lirohet komplet uji,  që të gjendet dalja e ujit. Peshku është ngjitur me tonelata, aty ka disa lloje peshqish , ndaj duhet të ruhet”.

Banorët thonë se rënia e nivelit të ujit ka krijuar kushte të vështira për gjallesat në rezervuar. Sipas tyre, peshqit janë grumbulluar në zonat ku ka mbetur ende ujë dhe shumë prej tyre nuk po arrijnë të mbijetojnë.

“Na kanë thënë të marrim masa, po ne skemi ku ti cojmë, janë hedhur me mijëra . në kaq vite hera parë që ndodh”. 

Ky rezervuar shërben për vaditjen e tokave të fshtrave të Lushnjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.