Dy qytetarë grekë raportohet të jenë vrarë në kufirin Ukrainë-Rusi, në një moment ku situata është e tensionuar pas paralajmërimeve të vazhdueshme për një sulm të mundshëm.

 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministria e Jashtme në Athinë, duke sqaruar se ngjarja ka ndodhur në fshatin Granitna, që ndodhet pranë vijës kufitare mes dy vendeve.

 

Në njoftim thuhet se janë plagosur rëndë edhe dy qytetarë të tjerë.

 

Sipas autoriteteve në vendin fqinj, autorët e vrasjes janë tre ushtarë ukrainasë, që janë përleshur me greket për arsye ende të paqarta.

 

Ministri i Jashtëm Nikos Dendias ka kërkuar shpjegim nga homologu i tij ukrainas për këtë ngjarje të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *