E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vrau vëllanë dhe kuantën, Prokuroria kërkon burg përjetë për Arsen Muskurtin

Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me burgim të përjetshëm të Arsen Muskurtit që vrau vëllanë dhe kunatën me armë zjarri.

Krimi i rëndë ndodhi gushtin e 2022 teksa Muskurti hyri brenda agjencisë turistike të Dritan e Nora Muskurtit duke i lënë të vdekur në vend.

Autori i kishte viktimës një borxh prej 150 mijë eurosh, për të cilin ishte hapur edhe një proces gjyqësor.

Katër ditë përpara ngjarjes, për shkak se vëllai i kërcënonte vazhdimisht, çifti i bashkëshortëve e kishin kallëzuar në prokurori dhe kishin bërë kërkesë për urdhër mbrojtje.

Pasi autorit i shkoi fletëthirrja që i ndalonte të afrohej sipas perimetrit të urdhrit të mbrojtjes Arsen Muskurti i qëlloi me armë zjarri duke i lënë të vdekur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë