E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrau vëllain e vogël pas sherrit, Gjykata lë në burg 26-vjeçarin

26-vjeçari Florian Tonuzi, i cili me 29 prill vrau me thikë vëllanë e tij të vogël, Benard Tonuzi, ka dalë këtë të hënë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

 

Trupa gjykuese ka vendosur arrest me burg për Tonuzin, ndërsa mësohet se e vetmja mbrojtje e tij ka qenë deklarata se nuk mbante mend asgjë se si kishte ndodhur ngjarja e rëndë.

 

Reklamë

Mbrëmjen e 29 prillit vëllezërit Tonuzi po ktheheshin në banesë, pasi kishin qenë tek lokali i tyre në qendër të fshatit, kur Floriani goditi me thikë vëllanë e tij të vogël. Edhe pse ai u dërgua në spital, nuk mundi të mbijetonte.

 

Një ditë më pas, Florian Tonuzi u arrestua nga policia teksa u pikas nga banorët që i ishte afruar banesës së tij para se i vëllai Benardi të përcillej për në banesën e fundit.

 

Me gjithë tentativën për t’u larguar, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë arritën ta arrestonin ku ishte fshehur në një kanal në fshatin Kurbeg.

Vazhdo të lexosh

Reklamë