Gjykata Penale e Tiranës ka kthyer dosjen në Prokurori për ish-agjentin e krimeve në Dibër, Arbër Sula, për të ndryshuar kualifikimin e veprës penale.

 

Një vit më parë, ish-polici Sula vrau me armë zjarri në një market, Jurgen Dukën. Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit të 14 nëntorit të vitit 2021.

 

Prokurori Petri Hysi caktoi akuzën  “vrasje në kushtet e tronditjes së rëndë psikike.”

 

I pandehuri kishte pranuar fajin dhe kishte kërkuar gjykim të shkurtuar, por nuk është pranuar nga gjykata, ndërkohë pritet që prokuroria të tërheqë dosjen.

 

Kujtojmë se konflikti nisi për radhën në market, ku më pas ish-agjenti i krimeve me detyrë në Dibër (Arbër Sula), ka qëlluar për vdekje 29-vjeçarin Jurgen Duka, në një market në rrugën “Irfan Tomini”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *