E diel, 11 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Vrau të moshuarin për një gardh, Gjykata lë në burg 23 vjeçarin, arrest shtëpie për bashkëpunëtoren e tij

Gjykata e Gjirokastrës la në burg pa afat 23 vjeçarin që vrau për një gardh 72 vjeçarin, Faik Ajdini kryeplak i fshatit Zhapokikë në Memaliaj.

Blerti Kanushi heshti përpara togave të zeza ndërsa prokuroria ngriti ndaj tij akuzen e vrasjes me paramendim.

Reklamë

Në arrest shtëpie u la bashkëpunëtorja në krim, Darovi Ajdini që dyshohet se feshu provat e krimit.

i riu që kreu krimin me thikë ndaj të moshuarit u nxit Skënder, Darovi dhe Bledar Ajdini te cilet ishin fqinj me kryeplakun dhe kishin konflikte me te per nje gardh. Cifti I bashkeshoreteve dhe djali I tyre krijuan kushtet  i kanë siguruar Blerti Kanushit mjetet për kryerjen e vrasjes.

Reklamë

Ndërkaq, të shtunën u dha edhe masa e sigurisë për babë e bir, Skënder dhe Bledar Ajdinin. Gjykata la në qeli 71-vjeçarin, ndërsa të birin 43-vjeçar, në detyrim paraqitje.

Rreth orës shtatë të mëngjesit të 19 gushtit 72- vjeçari u gjet i pajete në një përrua ne fshatin Zhapokike. Kallzimin ne polici për zhdukjen e te moshuarit e bene familjarët të cilët për më shumë se 48 orë nuk kishin asnjë kontakt me të./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë