Gjykata e Apelit të Durrësit ka dënuar me 15 vjet burg Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish-kryebashkiakut te Elbasanit Qazim Sejdini.

 

Ai e mori kete denim për vrasjen e shokut të tij Florian Lamçe,ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2020 në një lokal në Elbasan.

 

Ndërsa Adriano Hajdari, i cili ka qene bashkepunetor në krim, është dënuar nga gjykata me 8 vjet heqje lirie.

 

Por të dy të dënuarit, kanë përfituar gjykim të shkurtuar.

 

Përfundimisht, Sanxhaktari do të vuajë vetëm 10 vite nga dënimi i marrë, kurse Hajdari do të qëndrojë pas hekurave 5 vite e 4 muaj.

 

Vendimi i Apelit vjen pas dënimit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan, e cila dha dënimin me 18 vite burg për Sanxhaktarin e Hajdarin, me kusht që të mos përfitonin lirim me kusht.

 

Por  ky vendim u Apelua dhe tanime kemi vendime te tjera nga shkalla e dyte e gjyqesorit ne Durres.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *