Menjëherë sapo është ekstraduar nga Italia ku ishte arrestuar pak kohë më parë, Etjen Cani ka dalë para gjykates së Elbasanit për tu njohur me masën e sigurisë.

Seanca në Gjykatën e Elbasanit është mbajtur në masa të rrepta sigurie.

Togat e zeza e lanë në burg Canin për vrasjen e dyfishtë në vitin 2012 në lagjen praë fushës së vjeter të sportit në Elbasan.

Etjen Cani akuzohet se bashkëpunoi me Ervis Bardhin për vrasjen në 2012 ku vrau shokun e tij Gentian Beqiri dhe të atin e tij, Nezir Beqiri.

Ndonëse Gentian Beqiri ishteg në arrest shtëpie dhe ruhej me policë, Etjen Cani arriti ti shmangë ata dhe fillimisht dhunoi Nezir Beqirajn që kishte dalë të hapte derën, më pas iu afrua shtratit ku rrinte Gentian Beqiri që ishte thuajse i paralizuar duke e qëlluar atë për vdekje.

Dy ishin pistat e arsyeve të kësaj vrasje. Njera lidhej me mundesine që Etjen Cani të konsiderohej vrases me pagesë, në këtë rast i paguar nga fisi Capja në shenjë hakmarrje për vdekjen e Sokol Capjes ( për të cilin akuzohej Gentjan Beqiri).

Dhe tjetra lidhet me një konflikt mes Etjen Canit dhe Gentjan Beqirit për  të dashurën e autorit.

Mendohet se Gentian Beqiri ka ngacmuar të dashurën e Etjen Canit, shtetasen Geralda Teta.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *