E premte, 2 Tetor 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vrau policin në ’97, ky është vëllai i postierit që u ekzekutua sot në prag të shtëpisë

Ky është Besnik Visha, vëllai i Lulzim Vishës i cili u qëlluar për vdekje me armë zjarri mëngjesin e sotëm.

Hasmëria është pista kryesore ku janë përqendruar hetimet.

Reklamë

Besnik Vishës ishte dënuar për vrasjen e policit Refik Domit në vitin 1997, ngjarje që ndodhi për motive të dobëta pranë Universitetit Bujqësor Tiranë. Besnik Visha u dënua me 12 vjet burg për “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Lulzim Visha punonte si postier dhe ishte nisur për në punë në momentin e vrasjes. Ngjarja u raportua nga një banor i zonës që telefonoi policinë. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të hetuar rrethanat e krimit dhe identifikuar autorët. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë