Një adoleshent me origjinë shqiptarë I cili ishte në arrati për një vrasje të ndodhur në shtator është arrestuar nga policia gjermane pas nje urdherarresti evropian te leshuar per te.

16 vjecari i kapur është autor i vrasjes së një afrikani në 22 shtator në qëndër të qytetit Clermont-Ferrand në Francë.

Sherri kishte ndodhur për shkak të një përplasje mes dy grupe të rinjsh, shqiptare dhe kosovare nga njeri krah dhe afrikan nga ana tjeter,  në sheshin kryesor të Clermont-Ferrand, cka kishte cuar pastaj edhe në aktin e rëndë të vrasjes së afrikanit nga minoreni shqiptar.

Ai u kap tre ditë më parë në Gjermani por vetëm këtë të shtunë mediat franceze bënë publike arrestimin e 16 vjecarit, emri I të cilit nuk është bërë public.

 

Me heret jane arrestuar edhe 3 te rinj te tjere, shqiptare dhe kosovare pjese e kesaj ngjarje te rende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *