Kronikë
Vrau motrën që i sillte 300 euro çdo muaj nga Gjermania, vëllai kyç gojën në gjyq

Fabian Vukaj, autori i vrasjes së motrës së tij, 58-vjeçares Diana Vukaj, është lënë në burg nga gjykata e Shkodrës.
Reklamë
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa 55-vjeçari nuk foli asnjë fjalë në sallën e gjyqit.
Reklamë
Diana Vukaj u gjet e ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në banesën e saj në lagjen “Ndoc Mazi” në Shkodër.
Viktima kishte dy ditë që kishte humbur kontaktet me të afërmit në Gjermani.
Krimi dyshohet se ndodhi për shkak të konflikteve të vazhdueshme që 55-vjeçari kishte me motrën e tij për shkak të parave.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




