Me jelek anti-plumb, i veshur në të zeza dhe me kokën ulur është futur mëngjesin e sotëm në dyert e gjykatës në Selanik, 23-vjeçari shqiptar që qëlloi për vdekje me thikë Alkis Kampanos, 19 vjec.

 

Sipas informacioneve të deritanishme, shqiptari ka mohuar çdo akuzë lidhur me krimin.

 

“E ke kuptuar të keqen që ke bërë?”, ishin fjalët e miqve dhe të afërmve të viktimës që humbi jetën dy ditë më pare.

 

Vendi ku ndodhi vrasja është mbushur me lule, bluza, shalle, shënime dhe qirinj nga qytetarë të thjeshtë, tifozë dhe lojtarët e skuadrave të ndryshme për të nderuar Alkis.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *