Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, ka siguruar foton e Altin Kukës, autor i dyshuar i vrasjes së dyfishtë në fshatin Kurjan të Roskovecit.
Dyshohet se Kuka, 49 vjeç, vrau me armë zjarri Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj.
Lexo edhe :
Related Posts
Mësohet se viktimat janë vëllezër.
Autori është vënë në pranga menjëherë pas ngjarjes, teksa i është sekuestruar edhe arma e krimit.
Ndërkohë nga të dhënat e para dyshohet se shkak është bërë një konflikt mes fëmijëve.
“Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, Roskovec, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. K., 49 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.
Shërbimet e Policisë po shoqërojnë në Komisariat, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin A. K.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e dyshuar të krimit (armë zjarri automatike)”, njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje./vizionplus.tv