E martë, 24 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:25 Në vijim ora 04:25: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vrau komshiun për dritën e shkallës/ Policia arreston autorin e dyshuar të krimit

Një sherr për dritën e shkallës sw pallatit i mori jetën 67-vjeçarit, Petrika Treska mbrëmjen e të enjtes në Korçë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen numër 7 të qytetit juglindor, ndërsa viktima dyshohet se u vra nga komshiu i tij, 65-vjeçari Apostol Bozhgolli, i cili u arrestua pak orë pasi kreu krimin.

Reklamë

Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije se Bozhgolli i kishte shkuar në shtëpi viktimës dhe sapo ky i fundit kishte hapur derën, ai e qëlloi me thikë e më pas u largua drejt banesës së tij.

Viktima u gjet i plagosur rëndë nga bashkëshortja e tij. Ai u transportua me urgjencë për në spital por nuk mundi dot të mbijetonte.

Ndërkohë 65-vjeçari, Bozhgolli u arrestua në shtwpinw e tij, ndërsa iu gjet dhe thika që përdori gjatë krimit.

Autori kishte pak kohë që ishte kthyer nga Greqia dhe njihej si person problematik pasi konsumonte shpesh alkool.

Vazhdo të lexosh

Reklamë