E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vrau kamarierin, Gjykata e Elbasanit dënon në mungesë me 17 vite burg Erjon Llapushin

Gjykata e Elbasanit ka dënuar në mungesë me 17 vite burg Erjon Llapushin, i akuzuar për vrasjen e kamarierit Gazment Kurmaku më 2 tetor 2021 në një lokal në Elbasan.

Sipas hetimeve, konflikti mes Llapushit dhe viktimës nisi për shkak të një tavoline të rezervuar, duke çuar në sulmin fatal ndaj Kurmakut.

Erjon Llapushi, 34 vjeç, është një person me precedentë të shumtë penalë.

Pavarësisht dënimit të fundit, Erjon Llapushi vazhdon të jetë në kërkim nga autoritetet.

Më 17 janar 2025, forcat RENEA dhe FNSH zhvilluan një operacion në Pogradec, ku rrethuan banesën e tij dhe kryen kontrolle të imtësishme, por nuk arritën ta arrestonin./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë