Dalin detaje të reja nga krimi I rëndë në familje që tronditi Durrësin mbrëmjen e së premtes.

 

Çlirim Shaholli, 42 vjeç, goditi me mjete të forta në kokë bashkëshorten e tij Adriana Shahollin 40 vjeçe.
Ajo u deërgua në spitalin e Durrësit por nuk mundi ti mbijetoi plagëve të shkaktuara nga bashkëshorti i saj.

 

Policia bëri të ditur se gjithçka ka nisur nga një konflikt i çastit, i cili ka degjeneruar më pas me përdorimin e sendeve të forta nga ana e 42-vjeçarit.
Por autori i ngjarjes I cili u arrestua nga forcat e rendit, në deshmine e tij të parë në komisariat tha se sherri ka nisur  ne momentin qe ai i ka kerkuar bashkeshortes të hapë dritaren se kishte vape.
Clirim Shaholli tha se në këtë moment gruaja e tij e shtyu dhe ai reagoi në të njëjtën mënyrë.

 

42 vjecari mohoi ta ketë dhunuar teksa tha se pasi e ka shtyre, gruaja e tij ka përplasur kokën në çimento. Ai tha para efektivëve se duke parë gjëndjen e rëndë të bashkëshortës së tij e kishte derguar vetë në spital.

 

Gruaja ka thene ai,  ra në çimenton e shtëpisë dhe përplasi kokën.

Ende nuk është bërë e ditur nëse në momentin e ngjarjes në banesë dy bashkëshortët ishin vetëm apo kishte ndonjë nga 6 fëmijet e ciftit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *