E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrau gruan me çekiç dhe mbajti trupin e pajetë një javë në banesë, ky është 39-vjeçari shqiptari

Personi që shihni në foto është  39-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij me çekiç dhe më pas e fshehu trupin në papafingo në Greqi.

Ka qenë vetë shqiptari i cili ka denoncuar në polici krimin. Ai ka rrëfyer se vrasjen e ka bërë para një jave në banesën e tyre në Amplelokipi dhe më pas e ka fshehur trupin.

Burri ju ka thënë oficerëve të policisë se e ka vrarë gruan nga xhelozia. Ai tregoi se e ka qëlluar disa herë me grushta dhe me çekiç ndërkohë që fëmijët ndodheshin në shkollë.

Reklamë

Ngjarja ka ndodhur një javë më parë, ndërsa sot 39-vjeçari ka denoncuar krimin.

Ndërkohë gjatë gjithë kësaj jave fëmijët e çiftit të cilët ndodheshin në shtëpi, përveç erës së rëndë, nuk kanë patur dijeni për krimin që kishte kryer babai i tyre./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë