65-vjeçari Isuf Hasa u shpall fajtor për vrasjen e fqnjit të tij 81- vjeçar, ngjarje që ndodhi janarin e vitit të shkuar në Shëngjergj të Tiranës.
Hasa goditi disa herë me çekiç Xhemal Matën, e më pas i vodhi 200 mijë lekë.
Organit të akuzës së kryeqytetit Hasa i pranoi autorësinë mbi krimin, duke thënë se ishte viktimë e talljes nga 81-vjeçari.
Gjykata e Tiranës e dënoi 65-vjeçarin me 25 vjet burg për vjedhje me pasojë vdekjen./vizionplus.tv





