Vrau fqinjin 82-vjeçar me thikë e çekiç pasi nuk pranoi t’i jepte lekë, arrestohet autori 39-vjeçar

Arrestohet 39-vjeçari Fation Janina i akuzuar për vrasjen e fqinjit, Paulin Gina 82-vjeç dje në Durrës. Nga hetimet rezultoi se 39-vjeçari kishte shkuar në banesën e të moshuarit, për t’i kërkuar atij para, por Gina nuk i kishte dhënë.
Fation Janina e ka goditur me sende të forta dhe thikë, duke i shkaktuar plagë të shumta. Shenjat në trup dhe mënyra sesi është kryer vrasja kanë çuar policinë në dyshimet se autori ka qene person qe njihet me viktimën.
Nga hetimet dyshohet se autori, 39-vjeçari Janina kishte shkuar në banesën e të moshuarit, për ti kërkuar atij para, por Gina nuk i kishte dhënë.
Në këto kushte, Fation Janina e ka goditur me sende të forta dhe thikë, duke i shkaktuar plagë të shumta, me pas i ka marre nje shume prej 800 mije lekesh te vjetra.
Shenjat ne trup dhe mënyra sesi është kryer vrasja (mbyllja e derës) kane çuar policinë në dyshimet se autori ka qene person qe njihet me viktimën.
Sapo kane nisur hapjet e kamerave te sigurisë të një karburanti ngjitur është konstatuar lëvizja e fundit e viktimës dhe hyrjet e daljet e vetme qe kane ndodhur ne pallat gjate kësaj fashe orare, që kanë qenë ato të fqinjëve.
Menjëherë policia ka nisur marrjen në pyetje dhe janë ushtruar kontrolle në banesa. 39-vjecari sipas te dhënave është konsumues alkooli. /vizionplus.tv




