E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrau dy motrat me të cilat kishte marrëdhënie intime/ Kërkohet burg përjetë për autorin

Prokuroria e Tiranës kërkoi burg përjetë për Përparim Ademin, autor i vrasjes së dy motrave, me të cilat kishte marrëdhënie intime.

 

Edhe pse kishte kërkuar disa herë lirimin, me pretendimin se kishte probleme të shëndetit mendor, ekspertiza vërtetoi të kundërtën.

 

Reklamë

Ademi ekzekutoi brenda banesës motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi më 31 dhjetor 2020. Shkak, u bë kërkesa e grave  për të ndërprerë marrëdhëniet.

 

Gjatë hetimit të ngjarjes, familjarët e viktimave e akuzuan Përparim Ademin edhe për shitjen e fëmijëve në Greqi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë