Një ditë pasi kreu krimin e rëndë duke qëlluar më sëpatë në kokë babain e tij, Arjan Shaha ka dhënë dëshminë e parë për ngjarjen para oficerëve të Policisë Gjyqësore në Gjirokastër.

 

Në prani të një avokati të caktuar nga shteti, 35 vjecari nuk shfaqi shenja të dukshme pendese ndonëse tha para oficereve se vrasja kishte qënë momentale pasi fillimisht kishte menduar vetëm ta trembte.

 

Sherri, sipas tij, kishte nisur si pasojë e ngacmimeve të vazhdueshme të babait të tij Iljaz Shaha për një lidhje intime që 35 vjecari kishte.

 

Arjan Shaha rrëfeu se babai I kishte kërkuar që ti hiqte dorë nga kjo lidhje intime pas këmbënguljes që kishin bërë prinderit e vajzes tek babai I tij.

 

Arjani, I tha oficereve, se shqetësimeve të babait për këtë temë ai ishte përgjigjur duke I thënë që të mos e hapte më këtë diskutim, pasi ai e dinte vete se cfarë bënte.

 

Mirëpo të hënën teksa dolën të dy për të kullotur bagëtite në fshatin Shalës të Memaliajt, 77 vjecari Iljaz Shaha e kishte rihapur sërish diskutimin ndaj të birit për lidhjen intime.

 

Kjo e ka acaruar së tepërmi 35 vjecarin I cili në gjaknxehtësi e sipër dhe pas një debate verbal, ka marrë sëpatën dhe e ka goditur në kokë.

 

Pas ngjarjes Arjan Shaha shkoi në shtëpi të marrë disa para dhe tentoi të largohej drejt Tiranës por u kap në furgon nga forcat e rendit.

 

Sipas bashkëfshatareve ai ka pasur probleme të shendetit mendor ndonëse nuk ka kartele mjekësore nga ndonjë spital psikiatrik.

 

35 vjecari ka bërë më shumë se 7 vjet burg për tentative e vrasjes së një bashkëfshatari ndërkohe që në vitin 2003 tentoi të vrasë edhe nënën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *