Habib Rexha është shprehur për hetuesit se e vrau Arian Gosën nga gjaknxehtësia. Vizion Plus mëson se Rexha ka thënë se armën me të cilën kreu krimin e mbante me vete.

 

Ai e ka parë viktimën e tij rastësisht në kafe dhe më pas ka vepruar nga gjaknxehtësia. Pas kësaj është larguar bashkë me një shok nga Durrësi në drejtim të Kukësit.

 

Isha pranë një kinkalerie bashkë me një shokun tim. Pashë që shënjestra ka qenë ulur në lokal. Pashë atë dhe ika 300 metra larg. Lashë makinën atje dhe u ktheva në këmbë.

 

Armën e mbaja me vete. Shoku nuk ka qenë në dijeni. E pashë rastësisht në kafe. Veprova nga gjaknxehtësia. U largova bashkë me shokun nga Durrësi në drejtim të Kukësit”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *