Erion Alibej ka refuzuar te deshmoje para Gjykatës së Posaçme në lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

 

Procesi këtë të martë zhvillohej për Runajn, i cili u gjet i masakruar me thikë pranë varrezave të qytetit të Elbasanit.

 

Alibej ishte thirrur në cilësinë e dëshmitarit dhe të pandehurit, teksa ai eshte pyetur nga gjykata për herë të dytë. Por serish ai tha se do të fliste, por në një moment tjetër.

 

“Jam i gatshëm të flas, por në një moment të dytë. Më ka ndodhur një problem familjar”.

 

Gjyqtarja i kujtoi të pandehurit se të njëjtin qëndrim ka mbajtur disa muaj më parë, por Alibej insistoi, se halli familjar sapo i kishte ndodhur.

 

Kërkesa e tij u pranua edhe nga prokurori që i tha gjykatës që ti jepej mundësia të dëshmonte në një moment tjetër. Përveç kësaj, në GJKKO, dhanë deklarimet e tyre edhe dy dëshmitar që kontatuan të parët trupin e pajete të Regis Runajt.

 

Latif e Mariglen Daka babë e bir, thanë se ishte djali i pari që kishte konstatuar trupin dhe lajmëruar të atin, ndërsa ky i fundit ishte rikthyer me Mariglenin dhe pasi panë trupin, njoftuan policinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *