“Vrasjen e Albi Bashaliut e bëmë për nder të Lorenc Lalës”, Tafani tregon direktivat që u jepte Laerti: Na tha ta ekzekutonim në fshat

Artan Tafani, i penduari i drejtësisë, ka dëshmuar ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme lidhur me vrasjen e Albi Bashaliut nga grupi i Laert Haxhiut.
Tafani deklaroi se vrasja e Bashaliut u bë për “nder” për Lorenc Lalën.
Sipas dëshmisë së Tafanit, Laert Haxhiu i kërkoi ta vrisnin për Lorenc Lalën të cilin e kishte mik. Kjo pasi baba ii Albit kishte vrarë të atin e Lorencit në burg.
Dëshmia:
SPAK: Si ta ka prezantuar viktimën Laerti?
Tafani: Më tha që duhet ta bëjmë këtë punë për Lorenc Lalën. Ata ishin miq të Laertit. Babai i Albit i kishte vrarë të atin Lorencit në burg. Pasi komunikoi Laerti me ta, Enriko na dërgoi një video të një Volkswagen të viktimës. Viktima shiste pula. Enriko kishte një mini cooper. Laerti na tregoi çfarë kishte veshur kur ishte në Rrogozhinë, por na tha që të shkonim në fshtin Gjonçaj, ku jetonte viktima, se na kishte thënë Laerti ta bënim në fshat vrasjen.
SPAK: Lorenc Lala, ka qenë emër i njohur për ty?
Tafani: Emër i njohur ishte, Lili është krahu i djathtë i Saimir Taullaut, i ka vrarë vëllanë banda e Aldo Bares. E mbante pranë Saimiri. Lili mbante lekët e ktyre, Laertit, Saimirit. Audi i bardhë ishte makina që përdorëm për vrasjen, e ngiste Lulzimi. Unë kisha Benz. Pastaj mora unë Audin, dhe Benzin gri e lamë më larg te një dyqan lulesh, që ta kishim gati. Ka qenë ora 4 e mëngjesit. Po e lë këtu deri në orën 8 i thashë atij rojes, se kam punë. Po mo, më tha. Pastaj ikim në Gjonçaj, 10 metra larg lokalit ku ndodhej viktima. Aty e bëmë vrasjen. Audin e kishte sjellë Ligor Romaçka, targat i solli Lulzimi./vizionplus.tv




