E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vrasje misterioze/ Koka e prerë e një burri gjendet në shkurre nga ndërtuesit

Koka e prerë e një burrë është gjetur nga ndërtuesit e një firme në një fshat të qetë, Frankley, në Britaninë e Madhe. Kurse pjesa tjetër e trupit u gjet e hedhur në një shkurre.

 

Menjëherë punëtorët njoftuan policinë, të cilët kanë nisur një hetim. Nuk dihet asgjë për identitetin e të vrarit apo për arsyet e ngjarjes. Trupi i pajetë i tij u gjet mëngjesin e të enjtes.

 

Reklamë

 

“Gruaja ime dhe unë ishim duke u kthyer nga Halesoëen dhe rruga ishte e mbyllur. Më thanë që disa ndërtues kishin gjetur një trup atje lart. Që në fillim, ata vendosën pengesat e tyre për të mos lejuar njerëzit të ngjiten, derisa erdhi policia. Unë i pashë ata të ulur në një kafe duke biseduar me policët më vonë. Ata dukeshin të shkatërruar nga ajo që kishin parë”, tha një banor i zonës, Frand Edgar.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë