E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrasje me armë në Fushë Krujë, policia del me njoftim zyrtar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Nikël të Fushë Krujës.

Policia me anë të një njoftimi zyrtar bën me dije se një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në orën 18:15, në fshatin Vrion, Nikël.

“Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A.

Reklamë

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë