Arrestohen në flagrancë tre persona në Vlorë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim për vrasje me dashje, të mbetur në tentative në vitin 2019, ku mbeti i vrare Arben Beqiraj.

 

Forca e Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin policor të koduar “Waves” në lagjen “Ujë i Ftohtë”,  në Vlorë ku u ndalua një automjet I dyshuar,  në të cilin udhëtonin tre persona.

 

Uniformat blu bënë të mundur prangosjen e shtetasve  Kristo Drolli, Ariel Kingji si dhe Shpati Lena.

 

 

– Kristo Drolli, 50 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri pistoletë; 

 

– Ariel Kingji, 21 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet në brez, një armë zjarri pistoletë. Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 04.08.2019, në lagjen “1 Maji”, Vlorë.

 

– Shpati Lena, 37 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, i cili dyshohet si përkrahës i personit në kërkim.  

 

 

I kërkuari Ariel Kingji dhe drejtuesi i mjetit Kristo Drolli janë kapur në flagrancë, secili me armë zjarri pistoletë me vete.

 

Ariel Kingji dhe Shpati Lena në fakt ishin në kërkim prej vitit 2019. Ata akuzohen si autore të rrahjes së Gazmend Alushit në nëntor të atij viti, sherr i cili solli vrasjen e Arben Beqirajt. Viktima bashkë me miqtë e tij ishin në lokalin e tyre buze detit në Vlorë ndërsa Gazmend Alushi ndodhej aty pranë duke shëtitur me kalin në pronësi të Eduart Xhezos.

 

Arben Beqiraj është bezdisur nga zhurma e kalit dhe pasi ka debatuar me kujdestarin e kalit Gazmend Alushi e ka goditur këtë të fundit. Gazmend Alushi është ankuar tek pronari I kalit Eduart Xhezo për këtë incident.

 

Kjo ka bërë që Eduart Xhezo bashkë me dy miqtë e tij Ariel Kingji dhe Shpati Leno të armatosur të shkonin në lokalin e Arben Beqirajt dhe pasi janë përplasur fizikisht janë konfliktuar me armë. Nga ngjarja gjeti vdekjen Arben Beqiraj, si dhe u plagos dajli I tij dhe shtetasi Nesim Hodaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *