Subscribe

Pas gjykatës së shkallës së parë edhe apeli në Durrës la në burg, deri në përfundimin e hetimeve, policin Bledar Toçi, i i cili vrau me armë, një muaj më parë, 41 vjecarin Dritan Haxholli në Kavajë.

 

Trupi gjykues la në fuqi masën e arrestit me burg, për Toçin, mbi të cilin rëndon akuza e vrasjes por edhe ajo e e shitjes së lëndëve narkotike. Shefi I policisë së burgut të Durrësit u përfshi në ngjarjen e rëndë që ndodhi në shtëpinë e Marsida Qatjas.

 

Bledar Toçi nëpërmjet avokatit të tij këmbëngul se ka kryer një vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes, por duket se trupi gjykues nuk është bindur për t’i lehtësuar masën e arrestit. Njëkohësisht në shtëpinë e policit janë gjetur lëndë narkotike duke e rënduar pozitën e tij.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në 10 tetor, teksa në shtëpinë e 30-vjeçares Marsida Qatja erdhi I armatosur viktima Dritan Haxholli i cili ka qëlluar fillimisht ndaj policit Bledar Toçi, i cili ndodhej në banesë.

 

Pas shkëmbimit të zjarrit, 41-vjeçari Hoxhalli ndërroi jetë si pasojë e plumbave që mori, ndërsa Toçi përfundoi në spital për mjekim të specializuar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *