Vrasja në Sarandë, arrestohet autori Arqile Koçi

Policia e Sarandës pas 10 orësh ndjekje ka vënë pranga autorin e vrasjes së rojes së karburantit në Gjashtë. Policia bëri të ditur se në pranga ka rënë shtatetasi Arqile Koçi, 27 vjeç i skeduar më parë si narkoman. 27 vjeçari u gjet i fshehur në lagjen Kodër të Sarandës.
Policia bën të mundur kapjen e autorit të vrasjes në Qafë Gjashtë, si dhe arreston shokun e tij për përkrahje të autorit të krimit. Arrestohen shtetasit:
1- Arqilea Koçi, 27 vjeç, banues në Qeparo.
2- Mikal Leka, 33 vjeç, banues në Sarandë.
Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e autorit Arqilea Koçi, brenda një hoteli, ngjitur me lokal “Paparacin”në lagjen nr.4 Sarandë. Gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën e hotelit ku ka qëndruar autori, janë gjetur një pjesë të parave të vjedhura në pikën e karburantit si dhe një fishek çifteje në rrobat e autorit. Gjithashtu, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Mikal Leka, për “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Mikal Lekës, Policia ka gjetur armën e gjahut “Çiften”, motorin dhe skafandën, si dhe një pjesë të vogël me lëndë narkotike.




