Subscribe

Sokol Mjacaj, autori i vrasjes në burgun e sigurisë së lartë në Peqin ndodhet aktualisht në ambientet e policisë së Elbasanit ku po merret në pyetje.

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj, bën me dije se Mjacaj ka kyçur gojën para uniformave blu dhe prokurorit. Deri më tani, ai nuk po pranon asnjë nga dyshimet e policisë, një prej të cilave është edhe vrasje e porositur nga jashtë për shkak të gjakmarrjes.

Lexo edhe :

Related Posts

Autoritetet po vijojnë ta marrin në pyetje, me shpresën se do të arrijnë të nxjerrin ndonjë detaje nga autori.

Para ngjarjes së rëndë, Sokol Mjacaj ka thirrur emrin e viktimës Arben Lleshi, i cili ka qenë në dhomë së bashku me Indrit Shaqjan, i cili mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e sotme, ku dyshohet se Mjacajt iu dha arma e zjarrit me dron për të kryer krimin e rëndë për shkak të gjakmarrjes.

Mjacaj, u neutralizua pas disa orësh negocim me RENEA-n /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *