Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
09 June 2026
Vizion fokus

“Projekti në Zvërnec është një bekim për vendin”, Rama:...

“Nëse i them të bëjë diçka, ai e bën”,...

Irani dhe Izraeli thonë se do të ndërpresin sulmet,...

Presidenti libanez: Irani dëshiron të shkatërrojë vendin tonë për...

Operacion në disa zona të Vlorës, ndalohen 5 persona,...

15-vjeçari palestinez vritet nga zjarri i anijeve izraelite

Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Ju na urreni...

Zyrtari amerikan: SHBA nuk i kanë interceptuar raketat iraniane...

Rama-protestuesve: Nuk do e bëjmë Shqipërinë si legjenda e...

FOTO/ 35-vjetori i PS-së në Shkodër, Rama shfaqet me...

Vrasja në Lezhë/ Kryetari i pajtimit të gjaqeve: Fenomeni i gjakëmarrjes ka për fajtor edhe gjykatat

24 Janar 20:51

Kryetari i misionit të pajtimit të gjaqeve në Lezhë, Pjetër Gjoka ka reaguar në lidhje me vrasjen e sotme në Manati ku 17-vjeçari Florian Pervathi ekzekutoi 65-vjeçarin Lek Lekgjonaj, vëllanë e vrasësit të babit të tij, krim që ndodhi në 2009-ën.

 

Gjoka thotë se i njeh shumë mirë të dyja familjet, ndërsa kujton zanafillën e krimit. Sipas tij, Floriani në kohën që iu vra babai ishte diku te 4-5 vjeç, ndërsa shton se ai ka mbajtur të zgjuar ndjenjën e hakmarrjes ndaj vrasësit të babait të tij.

 

Pajtuesi i gjakut vë gishtin akuzues te drejtësia, pasi sipas tij vrasësi i babait të 17-vjeçarit u dënua me pak vite burg, ndërsa më pas iku jashtë shtetit.

 

“Kam njohur edhe Lekë Lekgjonaj. Më kanë ardhur te zyra që të ndërhynim që situata të qetësohej. Vrasja e babait të autorit në vitin 2009 ndodhi për çështje banale, ordinere, por për ngatërresa të çastit për bagëti dhe më pas ndodhi gjëma. E ka lënë këtë fëmijë dhe një djalë tjetër, dhe gruan.

 

Më pas shumë shpejt, gruaja e tij u vetëvra me helm. Këta dy fëmijë mbetën jetimë. Floriani në atë kohë ka qenë 4-5 veç. Është për të nxjerrë mësim se si një fëmijë 5-vjeç kur është bërë vrasja, e ka përjetuar sigurisht humbjen e dy prindërve që në atë moshë. Ai është gatuar me këtë gjë, me humbjen e të dy prindërve, që erdhi deri sot që me gjakftohtësi të kryente këtë krim. Ai nuk ka bërë tentativë. Ka qenë krejt koshient për atë që ka kryer. Mosha e re bën punën e vetë.

 

Për koiçidencë Leka u vra në vendin e vëllait të autorit të vrasjes. Te shtëpia e tij, në oborrin e tij. Disa media thonë se kanë qenë pajtuar. Jo nuk është e vërtetë. Ne kemi ndërhyrë me ato mundësi që kemi pasur, pasi s’ka pasur palë. Fëmijët ishin të vegjël, bashkëshortja u vetëvra dhe s’kishim me kë komunikonim. Pas 4-5 ditësh kur ndodhi ngjarja, më tha se çfarë të bëj unë; i thash ki kujdes se ngjarja është e rëndë. I ndjeri më thoshte; skam faj, s’kam pse druaj. Por ç’e do, nuk funksione gjërat kështu. E kam takuar para nja dy muajsh. S’kishte shqetësim.

 

Vëllai i viktimës së sotme, ka mbaruar dënimin, 4-5 vite burg. Ai ndodhet jashtë shtetit. S’kishte mundësi që të merrte kush përsipër që të bëhej pajtimi. Deri në moment që ndodhi, askush se ka pritur. As nga familja e viktimës sot as nga ata të autorit. Është çudi e madhe se si ka mundësi që një adoleshent të ruaj kaq të freskët dhe me mllef atë ngjarje. Gjakmarrja është fenomen i vjetërsuar, por ja që dhe të rinjtë e vuajnë, është plagë e rëndë. Organet e drejtësisë deri tani kanë qenë pjesë e këtij fenomeni.

 

Pasi ndëshkimi nga shteti duhet të jetë maksimal. Shpresoj që ky problem dhe probleme të ligjit për gjakmarrjet, shteti i ka forcuar shumë. Nëse bëhet një vrasje me paramendim, dënohet me të paktën 25 vite burg.”, tha Pjetër Gjoka.

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
Gjakmarrje Hakmarrje Lezhe vrasje

Nga e njëjta kategori

“Projekti në Zvërnec është një bekim për vendin”, Rama: Do të realizohet!

më shumë...

Vrasja e 27-vjeçarit në Kamëz, vijojnë kërkimet për autorin, gjendet e braktisur makina e Sadik Llanit

më shumë...

Dibër, furtuna dëmton 10 krerë gjedhë, po ktheheshin nga kullota

më shumë...

Mbi 26 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:54

“Projekti në Zvërnec është një bekim për...

10:46

Vrasja e 27-vjeçarit në Kamëz, vijojnë kërkimet...

10:29

Dibër, furtuna dëmton 10 krerë gjedhë, po...

10:15

“Nëse i them të bëjë diçka, ai...

9:58

Mbi 26 mijë maturantë i nënshtrohen sot...

9:50

Mbeti i bllokuar brenda mjetit, ky është...

Autori Sadik Llani
9:42

Vrau shokun me kallash, RENEA ende në...

9:41

Operacioni në Vlorë/ Goditet grup kriminal me...

8:50

Irani dhe Izraeli thonë se do të...

8:36

Parashikimi i motit për ditën e sotme,...

8:31

Aksident tragjik në bypass-in e Vlorës, përplasen...

8:09

“Financat kërkojnë kujdes dhe planifikim“, parashikomi i...

12:37

Delet zgjodhën! Kush janë fermerët që do...

12:09

Fermerët “në dorë” të kafshëve, mënyra e...

11:47

Kush është fermerja që u largua nga...

11:34

“Nuk je shumë mirë, mos ofendo”, gjyshi...

10:51

Presidenti libanez: Irani dëshiron të shkatërrojë vendin...

10:39

“Rash në dashuri me zyshën, nuk po...

10:20

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Rezultatet përfundimtare më...

10:00

Moza, finalistja e parë e Ferma Vip...

Më të klikuarat

  • Lajmet e papritura do vendosin gjithçka! Horoskopi javor nga...
  • “Nuk je shumë mirë, mos ofendo”, gjyshi “kritikon” Sarën, ka...
  • Sherri në kalçeto! Ky është 39 vjeçari që vrau shokun, polic...
  • Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, humb jetën te Trauma i ri...
  • Vrasja në Kamëz, identifikohet autori
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.