Autori i vrasjes së 24 vjeçarit Viktor Shkorreti,  në Laç është shprehur I penduar për krimin.

 

32 vjeçari Emanuel Koca, , ka deklaruar në polici se ishte penduar për atë çfarë kishte bërë.

 

“Jam penduar për atë çfarë kam bërë.Viktima me ka qëlluar me thikë, ndaj dhe kam marrë armën dhe e kam vrarë.”

 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të së mërkurës, në afërsi të stadiumit të qytetit, ku humbi jetën 24 vjeçari.

 

Informacionet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pasi i riu Koca ka tentuar të parkojë makinën e tij pranë banesës së viktimës, pasi për shkak të fluksit të pelegrinëve në Kishën e Laçit, në qytet ka pasur fluks të jashtëzakonshëm mjetesh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *