E martë, 6 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Vrasja në Kamëz/ 30-vjeçari me precedente penale, u arrestua nga RENEA muaj më parë

35-vjeçari që u gjet i vrarë brenda një makine në Kodër Kamëz mbrëmjen e kësaj të enjteje, dyshohet se u qëllua me armë silenciator.

 

Reklamë

Pas ngjarjes, në zonën e Institutit u gjet i djegur një mjet, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit.

 

Viktima, Can Kariçi, nuk është një emër i panjohur për Policinë e Shtetit.

 

Mësohet se në shkurt të këtij viti, i riu u arrestua në kuadër të një aksioni të ushtruar nga Forcat Speciale Renea. Asokohe, gjatë kontrollit fizik, atij  iu gjet një krehër i markës “GLOCK”, me 16 fishekë të kalibrit 9 mm pa leje. Gjithashtu, ai akuzohej si autori i vjedhjes së disa targave, të cilat dyshohet se do të përdoreshin në ngjarje kriminale. Bashkë me të, në atë periudhë u shoqëruan edhe pesë persona të tjerë.

Më shumë video

Reklamë