Një nga shtetasit që ishte shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë n ëish bllok në 4 tetor është vetedorëzuar në policinë e Tiranës.

 

Ajaks Boshnjaku, I cili ka qënë I pranishëm në konfliktin e armatosur që ndodhi në lokalin në pronësi të Redi Popeskut ishte shpallur në kërkim si person që ka dijeni për këtë ngjarje ku mbeti I vrare Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

 

Boshnjaku i shpallur ne kerkim per ngjarjen e 4 tetorit ne ish-bllok, ku u vra Fabian Gaxha dhe u plagosen Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

 

Boshnjaku u vetëdorëzua mbrëmjen e së dieles ne Drejtorine e Policise Tirane ku mbërriti i shoqeruar nga avokatja e tij, Olta Myftaraj.

 

Ajaks Boshnjaku është mik I komandos Mevjol Billo I cili është I dyshuari kryesor për shkëmbimin e zjarrit me viktimen dhe të plagosurit të cilët ishin miq me njeri-tjetrin.

 

Ndërkohe që policia vazhdon kërkimet për personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje te rëndë mes të cileve përvec Billos, edhe partneri I Elvana Gjatës, Ervin Mata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *