Subscribe

Fieri u trondit këtë të martë nga një krim në familje. Valdete Manaj, 50 vjeç, u gjet e vrarë me thikë në banesën e saj në lagjen “Sheq i Madh”. Krimi ndodhi rreth orës 07:50, ndërsa si autor të dyshuar policia arrestoi bashkëshortin, Petrit Manaj 56 vjeç.

 

50-vjeçarja, sipas burimeve, kishte një plagë të madhe në gjoks, e cila ishte shkaktuar me mjet prerës. Ajo ishte qëlluar disa herë në trup, çka i kishte shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

 

Ngjarja fillimisht u raportua si vetëvrasje. Kjo pasi bashkëshorti deklaroi para hetuesve se e gjeti të pajetë kur shkoi në shtëpi.

 

Por, pas provave të mbledhura në vendngjarje, dhe këqyrjes së trupit nga eksperti mjeko-ligjor rezultoi se 50-vjeçarja në trup kishte shenja të tjera.

 

Pas marrjes në pyetje, 56-vjeçari Petrit Manaj pranoi autorësinë e krimit . Shkak për vrasjen dyshohet se u bë xhelozia. Ndaj 56-vjeçarit rëndon akuza “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *