Subscribe

Konfliktet e vazhdueshme dyshohet se kanë qenë shkaku i vrasjes së 65-vjeçarit Safet Hyskollari.

 

Burime thanë autori Fatos Manellari dhe viktima debatonin sa herë ky i fundit kthehej nga Shtete e Bashkuara të Amerikës për të kaluar pushimet në vendlindje.

 

Konfliktet mes dy fqinjëve kanë qenë kryesisht për punimet që 65-vjeçari Safet Hyskollari kryente në afërsi të shtëpisë së tij.

 

Gjatë ditëve të fundit Hyskollari po bënte punime për zgjerimin e rrugës duke vendosur edhe disa tubo betoni.

 

Por këto ndërhyrje ishin kundërshtuar nga autori 63-vjeçar, me argumentin se po cenonin territorin e ish-kovaçanës ku ai kishte punuar gjatë periudhës së komunizmit dhe pretendonte pronësinë ndonëse nuk kishte asnjë dokument .

 

Autori Fatos Manellari i shkoi në banesë bashkëfshatarit të tij, dhe sapo ky i fundit hapi derën e qëlloi disa herë me thikë duke e lënë të plagosur rëndë. 65-vjeçari Safet Hyskollari humbi jetën në spital.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Gështenjas, ndërsa policia po vijon punën për kapjen e autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *