E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vrasja makabër e Ilaria Sulës/ Samson shkoi në shtëpinë e shqiptares dhe u ndalua nga shoqet e saj, çfarë ndodhi një natë para ngjarjes tragjike

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja makabër, ku shqiptarja Ilaria Sula u masakrua për vdekje në Itali nga i dashuri i saj Antony Samson, teksa ky i fundit pranoi krimin në prokurori.

Mediat e huaja shkruajnë se Samson shkoi në shtëpinë ku Ilaria jetonte bashkë me shoqet e saj për t’i marrë laptopin e shqiptares, por këto të fundit nuk e lejuan që të hynte.

Pasi mori vesh çfarë kishte ndodhur, 22-vjeçarja shkoi që të sqarohej me Samson në shtëpinë e tij.

Ilaria qëndroi atje atë natë, teksa të nesërmen i komunikoi vendimin për t’i dhënë fund lidhjes. Kjo gjë më pas solli dhe aktin makabër të 23-vjeçarit filipinas, i cili i mori jetën studentes shqiptare.

Reklamë

Nga ana e tij, Samson ka rrëfyer se ka humbur toruan nga mesazhet që Ilaria shkëmbente me një djalë tjetër dhe ka prentenduar se ajo ia ka treguar vetë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë