Subscribe

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik në mbarë Shqipërinë ditën e sotme. Pëllumb Meta, 50-vjeç u gjet i vrarë dhe i groposur në oborrin e shtëpisë së tij. Ngjarja ndodhi në fshatin Shënavlash të Durrësit. Autorë të dyshuar të krimit janë fëmijët e 50-vjeçarit, vajza 19-vjeçare Hygerta Meta dhe dy djemtë, Hysen dhe Amarildo Meta, 24 dhe 22 vjeç.

Të ftuar në “Vizioni i Pasdites” ishin avokatja Nexhi Beqiri dhe Klaudio Pulaha, përfaqësues i CRCA (Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri).

Lexo edhe :

Related Posts

Avokatja tha se është shumë e vështirë të pranohet që një fëmijë të arrijë të vrasë prindin. Sipas saj, institucionet në vendin tonë ndërhyjnë vetëm kur ndodh krimi.

Beqiri: Nuk mund ta imagjinojmë dot që fëmija vret babanë. Vajza babanë është pak e rëndë. Ka pasur bashkëpunëtor. Institucionet në Shqipëri nuk ndërhyjnë, ndërhyjnë vetëm në rastet kur ndodh një krim. Në shkolla ka një punonjëse sociale. Në rastet kur vënë re shenja të problemeve te fëmijët, duhet të fillojnë bashkëpunimin me prindin.

Ndërsa zoti Pulaha theksoi se shërbimi psiko-social në shkolla duhet të jetë më vigjilent, sepse ngjarje makabre si kjo e sotmja mund të parandalohen.

Pulaha: Sektori i shërbimit psiko-social në shkolla duhet të jetë më vigjilent. Duhet që të promovohen dhe të njihen strukturat ekzistuese që ofrohen sot.

Në dëshminë e saj, vajza Hygerta Meta, deklaroi se vrau babanë pasi ku i fundit donte ta fejonte me zor. Por policia e Durrësit, zbardhi ngjarjen dhe tha se autor i dyshuar i krimit është Hysen Meta, dhe jo Hygerta. Kjo e fundit dhe i vëllai, Amarildo akuzohen si bashkëpunëtorë në krim.

Sipas avokates, “fejesa e detyruar” nuk mund të jetë motiv për një krim kaq të rëndë, pasi ekzistojnë zgjidhje të tjera.

Beqiri: Ka rrugë për ta zgjidhur problemin. Vrau babanë por mbylli dhe jetën e vet. Nëse e ka detyruar babai të fejohej dhe të shkonte në një shtet tjetër (Itali) mund të shkonte në një rajon policie dhe të thoshte më kanë sjellë me dhunë. Në këtë rast kishte zgjidhje./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *