Pas arrestimit të 44-vjeçarit Hansi Jonuzi, policia e Vlorës ka identifikuar dhe dy autorët e tjerë të përfshirë në vrasjen 31vjeçarit, Tauland Gjikaj.

 

Skedjan Gabrani dhe Elton Hajnaj, raporton Vizion Plus, u shpallën në kërkim pasi dyshohet se kanë marrë pjesë në krimin e ndodhur nje dite me pare në rrugën transballkanike, në afërsi të gjykatës së apelit.

 

Nga kqyrja e kamerave të sigurisë, pamjet e të cilave i ka siguruar Vizion Plus, shihen  dy persona të pamaskuar që zbresin nga një makinë tip ford. I pari sipas burimeve pranë grupit hetimor, dyshohet se është Skedjan Gabrani dhe pas tij Elton Hajnaj, i cili mban në dorë një arme zjarri tip kallashnikov.

 

Ky i fundit, e qëllon me 31-vjeçarin Tauland Gjikaj me breshëri plumbash e më pas të dy autorët e dyshuar largohen me shpejtësi nga vendngjarja, me makinën tip ford, që mendohet se drejtohej nga 44-vjeçari Hans Jonuzi, i cili u arrestua në lagjen kushtrimi pak minuta pas krimit.

 

Lidhur me ngjarjen, hetuesit kanë shoqëruar në cilësinë e dëshmitarit mbi 10 persona. ata kanë treguar gjithë dinamikën e krimit si dhe kanë përshkruar tre autorët e dyshuar.

 

Ndërkohë mësohet se Hansi Jonuzi ka mohuar që të ketë lidhje me ngjarjen. Por pavarësisht pretendimeve të 44-vjeçarit, provat e mbledhura si dhe arma e zjarrit tip kallashnikov e gjetur në makinën e këtij të fundit kanë bërë që hetuesit ta arrestojnë.

 

Ende nuk dihet shkaku i vrasjes, ndërsa po hetohet ajo e përplasjes mes grupeve kriminale por dhe ajo e një borxhi që viktima u kishte autorëve.

 

Viktima ka qenë me precedent të mëparshëm penal, ndërsa mbante dhe mbiemrat Beqiraj dhe Manaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *