Një 30-vjeçar, me banim në Mathi, u ndalua nga karabinierët më 8 shtator me dyshimin se ishte i përfshirë në vrasjen e kontraktorit shqiptar Fatmir Ara, 43-vjeç.

 

43-vjeçari u gjet i vdekur më 4 shtator në fshatin San Carlo, Canavese pranë Torinos.

 

Por me sa duket ngjarja ka marrë rrjedhë të re, pasi në pranga ka rënë edhe një grua 44-vjeçare.

 

Sipas medieve italiane të dy akuzohen për bashkëpunim në vrasje me paramendim.

 

Fatmir Ara u gjet i lidhur në një pemë dhe sipas autoriteteve fillimisht u masakrua me thikë para se të ekzekutohej me të paktën 3 plumba pistolete nga dy armë të ndryshme.

 

Davide Osella, i cili pranoi krimin, pas një marrjeje të gjatë në pyetje pas arrestimit ka dhënë indikacione të sakta për gjetjen e telefonit të viktimës, të hedhur larg në distancë nga vendi ku është kryer krimi, dorezat e përdorura për kryerjen e vrasjes dhe arma, shkruan Ansa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *