E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Vrasja e Reformës në Drejtësi”/ Rama bie dakord me Yuri Kim: Djajtë janë këtu

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas paralajmërimit të ambasadores së SHBA-ve në Shqipëri , Yuri Kim, sipas së cilës, mund të ketë marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi.

Rama theksoi se dakordësohet me deklaratën e diplomates amerikane, ndërsa ka shpërndarë edhe një thënie të William Shakespeare: “Ferri është bosh dhe gjithë djajtë janë këtu”.

Kim përsëriti pak më parë domosdoshmërinë për përparimin e reformës.

“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë”, thuhet nw postimin e Kim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë