E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrasja e Prekë Tonajt/ Arrestohet pronari i lokalit ku ndodhi atentati, mashtroi para hetuesve

Policia ka vënë në pranga Gegë Tefaj, të shpallur në kërkim për dhënien e një dëshmie të rreme. 53-vjeçari ka mashtruar para uniformave blu, lidhur me një vrasje të ndodhur në lokalin e tij, në shkurt të vitit 2022. Bëhet fjalë për ekzekutimin e Prekë Tonajt.

 

Viktima Preke Tonaj, u ekzekutua disa momente pasi hyri në ambientet e lokalit të 53-vjeçarit.

 

Një person i maskuar u fut brenda në lokal, kërcënoi klientët e tjerë që të mos lëvizin dhe i është afruar viktimës. Pasi i ka komunikuar një mesazh ai e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.

Vazhdo të lexosh

Reklamë