Subscribe

Arrestohet një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e policit në Lezhë, Xhulio Prela, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në fshatin Gajush.

Në pranga përfundoi shtetasi me iniciale N.Sh., ndërsa është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe bashkëautori tjetër, B.M.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka vendosur për autorët e dyshuar masën e sigurisë  “Arrest me burg”  për veprën penale  “Vrasje me  paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Policia njoftoi se autorët kanë qëlluar me armë zjarri punonësin e policisë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Efektivi i Forcave të Ndërhyrjes se Shpejtë Xhulio Prela u ekzekutua në një atentat më 5 dhjetor, teksa ishte duke u kthyer për në shtëpinë e tij në Lezhë me një makinë të tipit Volkswagen. Ai është qëlluar me tre plumba pistolete, që i kanë shkaktuar vdekjen, një prej të cilëve e ka marrë në gjoks.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *