Vrasja e policit / Sonte ne “Dritare me Rudinën”, të afërmit e vrasësit dhe viktimës

Kjo e hënë hapet me vrasjet e bujshme të verës. A ishin të sëmurë mendorë njerëzit që vranë? Cila është gjendja e shëndetit mendor në Shqipëri dhe rreziqet që i kanosen familjarëve të tyre dhe jo vetëm? Në qendër të emisionit sonte do të jetë vrasja tragjike e efektivit të FSHN-së në Shkodër, Ardian Kodra.
Dritare nga Vizion Plus do të sjellë përballë dy familje shqiptare në zi. Familja e policit të vrarë, në moshën 48 vjeçare, djali i dytë që vdiste në moshë të re në këtë familje, pas djalit më të madh 2 vjet më parë në moshën 55 vjeçare. Një nënë 85 vjeçare që nuk arrin të përballojë humbjen e dy fëmijëve. Dy djem adoleshentë dhe nëna e tyre që më shumë është në spital sesa në shtëpi pas ngjarjes.
Rrëfimi tjetër për dritare në Vizion Plus do të vijë nga familja e vrasësit David Qosaj. Një njeri i cili humbi mendjen 3 vjet më parë kur pa t’i vdiste para syve vëllai. Që nga ajo ditë ai humbi mendjen dhe jetoi i vetëm në shtëpi me frikën se ‘donte ta vriste mali’. Atë ditë, ai nuk qëlloi kundër malit, por mori jetën e një polici, babai, bashkëshorti dhe një djali. Edhe në familjen e vrasësit njësoj ka rënë zia. Ata ngushëllojnë familjen e policit nëpërmjet Vizion Plus dhe kanë një mesazh. Për më shumë, në orën 21:00 në Dritare me Rudinën në Vizion Plus.




